if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Trump 1 1024x683

Donald Trump ka reaguar për sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Në një postim në Truth Social, presidenti i SHBA-ve shkruan:

“I dhashë Iranit shans pas shansi për të bërë një marrëveshje. U thashë, me fjalët më të forta, që ‘thjesht ta bënin’, por pavarësisht sa shumë përpiqeshin, sa shumë afroheshin, nuk mundnin ta bënin. U thashë se do të jetë shumë më keq se gjithçka dinë, prisnin apo u kishin thënë, se Shtetet e Bashkuara prodhojnë pajisjet më të mira dhe vdekjeprurëse në botë deri më tani dhe Izraeli ka shumë prej tyre, më shumë do të vijnë dhe ata dinë sesi t’i përdorin. 

Një radikal iranian foli me guxim, por nuk e dinte se ç’do të ndodhte. Ata janë të gjithë të vdekur tani dhe do të bëhet më keq. Ka pasur shumë vdekje dhe shkatërrim, por ka ende kohë që ta zhbëjmë këtë masakër, me sulmet e tjera më brutale tashmë të planifikuara, t’i vijë fundi. Irani duhet të bëjë një pak, para se mos të mbetet asgjë dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Jo më vdekje, jo më shkatërrim, thjesht bëjeni përpara se të jetë shumë vonë! Zoti ju bekoftë të gjithëve”, përfundon Trump.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights