Presidenti i KOKSH Fidel Ylli tha se kampionia e Europës, Luiza Gega u trajnua në pistat e Kenias, sepse sipas shkencës në rast se stërvitesh në lartësi të tilla trupi prodhon rruaza të bardha që quhen doping artificial për sportistin.

Në fjalimin e tij në ceremoninë pritëse të Luiza Gregës, Ylli falënderoi kampionen e Europës dhe trajnerin e saj për fitoren triumfuese në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani.

“Kjo arritje nuk është bërë vetëm nga Luiza por edhe nga trajneri i saj Taulanti. Më kanë thënë si ka mundësi që nuk ka pistë në Shqipëri për tu trajnuar Luiza. Luiza u trajnua në pistën e Kenias. Pse atje?  Sepse Kenia ka kushte të jashtëzakonshme me lartësi 3 mijë metra dhe shkenca thotë se në rast se ti stërvitesh në lartësi të tilla trupi prodhon rruaza të bardha që quhen doping artificial”, tha presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights