I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha në Tiranë se aktualisht s’ka asgjë të re, megjithatë shpreson që në vijim të nisin bisedimet mes shteteve. Për këto të fundit, theksoi se janë në pozicion të vështirë politik e social.
“Kemi kaluar shumë kohë me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Zgjedhja e komunave s’ka qenë e kënaqshme, s’ka asgjë të re…Unë uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun sepse secili vend është në vështirësi politike e sociale. Është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Nuk mund të vendoset një dialog i tërthortë, nuk është mënyra korrekte për të avancuar”, u shpreh ai në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.