Mblidhet me urdhër të Presidentit Bajram
Begajt, Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Në fokus të diskutimit është rreziku nga
sulmet kibernetike, pas ngjarjeve të paprecedenta në korrik të vitit të kaluar,
ku vendi ynë u sulmua disa herë.
“Një vit më
parë, ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe sofistikuara
kibernetike. Sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale të
Republikës së Shqipërisë, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend.
Institucionet tona bënë të mundur që aktorët që ndërmorën këto sulme të mos e
realizonin qëllimin e plotë të tyre. Bashkëpunimi me partnerët strategjikë
SHBA, BE, NATO-n ka mundësuar trajnimin e specialistëve, ekspertëve etj.
Ligji i ri
për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i
shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne. Pavarësisht masave të
marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe financuar nga
Republika Islamike e Iranit e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Sulmet
kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar.
Një vit pas
sulmeve është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në
përballje me sulme të mundshme. Të vendosim se ku duhet të fokusohen përpjekjet
dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike. Krahas
sigurisë kibernetike ne do diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për
sigurinë kombëtare. Diskutimet gjate KSK edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani
në formën e propagandës dhe në forma hibride”, tha Begaj.
Sipas tij
“Pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të
mbështetur dhe financuar nga Republika Islamike e Iranit e kanë zgjeruar
veprimtarinë e tyre. Sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë
edhe më të sofistikuar. Një vit pas sulmeve është koha të reflektojmë se çfarë
kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme. Të vendosim
se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e
mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike. Krahas sigurisë kibernetike ne do
diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Diskutimet gjate KSK edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e
propagandës dhe në forma hibride”.