Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim  për kultivimin e 205 bimëve të dyshuara narkotike, në vitin 2020 është arrestur nga policia e Skraparit.

Në kuadër të operacionit “Mollas”  në fshatin Mollas, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim E. L., 36 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 21.09.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit E. L., sepse dyshohet të jetë autori i kultivimit të 205 bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa që janë gjetur në muajin shtator 2020, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kala, Skrapar.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights