Tre
punonjës të Bashkisë Shkodër janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke
transportuar ushqime në këmbim të votës.Ndalimi i tyre u bë në unazën e
qytetit, teksa në një furgon kishin 50 pako me ushqime që po i shpërndanin tek
qytetarët.
Në pranga kanë rënë Ergys Ivziku, 31 vjeç,
drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë Teknik
i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore.Si dhe Mhill
Volaj Specialist i Financës ne Drejtorinë Ekonomike Arsimore.
Ata u
ndaluan nga efektivë të policisë së Shkodrës dhe më pas drejt tyre u dhanë urdhër arreste
Në furgonin
me të cilën ato po lëviznin ndodheshin 50 pako me ushqime qe sipas policisë po
i shperdanin në familjet shkodrane në këmbim të votë
Pas hetimeve
të zhvilluara nga uniformat blu është arritur të mësohet edhe porositësi i
pakove ushqimore, që ishte Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e
Shkodrës. Arvit Bushati, 33 vjeç, i cili tashme eshte shpallur në kërkim.
Në cilësinë
e provës materiale është sekuestruar 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me
të cilin transportoheshin ato.