Pesë makina pësuan dëme të shumta në Vlorë, kur shoferi i një Porsche humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me to.
Ngjarja ndodhi pranë paraburgimit të këtij qyteti, në rrugën Transballkanike.
Shoferi i Porsche dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë.
Ai mbeti vetë i dëmtuar nga kjo ngjarje, por fatmirësisht pa probleme për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila vijon punën për sqarimin e rrethanave të plota të këtij aksidenti.