Në pjesën e fundit të takimit të sotëm, me dyer të mbyllura, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar rifreskim të stafit administrativ në njësitë vendore, duke filluar me bashkitë që janë qendra qarku.
Përjashtim nga kjo nismë, do të bëjë vetëm Tirana.
Ka urdhëruar heqjen e licencës për çdo zyrë noteriale apo avokatie që ofron shërbime të platformës e-Albania me pagesë, duke theksuar se këto shërbime duhet të ofrohen falas nga bashkitë.
Kujtojmë se kreu i qeverisë u kishte lënë kohë ekipit të tij 10 ditë për të dalë në terren dhe për të dëgjuar qytetarët për çdo problematikë që ata kanë. Sot, 14 korrik, ai paralajmëroi një sërë reformash me “shtetin si protagonist”, që nga krijimi i Operatorit të Shpërndarjes së Ujit e deri te siguria ushqimore.