Ab2533c2 8000 4763 8ac1 1dad061ff30c 696x482

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përcillet sot në banesën e fundit. Ceremonia mortore dhe homazhet në nderim të tij u mbajtën në Skënderaj ndërsa morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të politikës shqiptare.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zëvendës ministrja për Evropën dhe Punë e Jashtme, Megi Fino, ish-kryetari i Kuvendit  Gramoz Ruçi të shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Petrit Malaj, vendosën tufa me lule dhe kurora në homazhet që zhvilluan sot në Skënderaj.

“Skënderaj, Kosovë! Ceremonia mortore në nderim të Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi”, shkruan Balla në një postim të shkurtër në profilin e tij të rrjetit social Instagram.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet i paraburgosur në Hagë, nuk u lejua nga Gjykata Speciale që të marrë pjesë në varrimin e të atit. Haxhi Thaçi u nda nga jeta pak ditë pasi takoi për herë të fundit të birin e paraburgosur në Hagë.

Në mungesë të Thaçit, janë të shumtë shqiptarët nga të gjitha trojet shqipfolëse që po nderojnë sot figurën e tij, duke bërë homazhe për të atin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights