Pavaresia e kosoves 1024x518

Politika në Shqipëri ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama i ka uruar mbarësi gjithmonë Kosovës.

“Mirëmëngjes Kosovë! Gëzuar Pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, shkruan Kryeministri Rama.

Presidenti Begaj ka nderuar kujtimin e miqëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e Pavarësinë teksa ka falenderuar të gjithë miqtë e aleatët që janë krah Kosovës.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e Pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar”, shkruan Presidenti Begaj.

Një sërë organizimesh, nga mbledhja festive e Qeverisë së vendit deri te parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës priten gjatë ditës, për nder tëkëtij përvjetori.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights