Screenshot 4

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka kallëzuar në prokurori për zaptim të hapësirës publike, Adriatik Lapajn, kreun e Nismës “Shqipëria Bëhet”.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj qëndroi 12 orë para ambienteve të Kryeministrisë në formë proteste.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights