Policia Kufitare Rinas ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.