Policia e Shtetit ka njoftuar këtë të premte, 24 tetor, se ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 69”, ku u kap në Tiranë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, finalizoi arrestimin e O. Sh., 49 vjeç, i lindur në Tepelenë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në shkurt 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Policia thekson se bashkëpunimi me Interpol Tirana dhe agjencitë e Kosovës do të vijojë për të finalizuar procedurat e ekstradimit të 49-vjeçarit.
