Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, policia e shtetit ka hartuar një plan të gjerë masash, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira të sigurisë për shtetasit shqiptarë dhe të huaj në zonat turistike.
Në një konferencë për mediat, Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, shpjegoi se janë planifikuar shërbime shtesë të policisë në disa zona turistike.
‘Për garantimin e rendit e sigurisë në zona malore, janë planifikuar shërbime shtesë të Policisë, në zonat turistike: Theth, Valbonë, Lurë, Voskopojë dhe Dardhë. Në vijim, në Theth dhe në Valbonë do të ngrihen stacione policie provizore.’- njoftoi policia.
Ai beri te ditur edhe kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave gjatë ditëve të pushimit
Ka filluar kufizimi i qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në ditët e pushimeve javore dhe të festave zyrtare. Drejtoritë vendore të Policisë kanë filluar zbatimin e detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve, që prej datës 15 qershor dhe ky kufizim do të vijojë deri më 15 shtator 2023.’- tha Bizhga.
Edhe për parandalimin e ndotjes akustime, policia thotë se për mjediset e hapura për ditët e premte dhe të shtunë të jetë nga ora 19:00-24:00, ndërsa për ditët e tjera të javës të jetë nga ora 19:00-23:30.
Për mjediset e hapura, orari i lejimit të veprimtarive për ditët e premte dhe të shtunë të jetë nga ora 19:00-24:00, ndërsa për ditët e tjera të javës të jetë nga ora 19:00-23:30, sipas normave të lejuara të zhurmës, të përcaktuara në udhëzimin e përbashkët nr. 8, të datës 27.11.2007.Policia beri te ditur se janë nënshkruar 2 protokolle bashkëpunimi të Policisë së Shtetit me Policinë e Kosovës dhe me Policinë e Malit të Zi, të cilat do të zbatohen gjatë sezonit turistik 2023.
https://www.facebook.com/blueledED/