if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 279

Disa persona kanë përfunduar në pranga dhe të gjithë kanë një element të përbashkët, sulmuan forcat e policisë në Tiranë.

I pari që ra në pranga ishte një 20-vjeçar. Ai ka kryer në rrugën “Dervish Hima” manovra të rrezikshme. Kur policia i ka bërë shenjë ndalimi, ai ka shtuar shpejtësinë e mjetit të tij. Për më tepër është përplasur me makinën e policisë, duke rrezikuar jetën e efektivëve në detyrë.

Rasti tjetër ka të bëjë me një 42-vjeçar. Ai është konstatuar duke parkuar makinën gabim. Në momentin që i është kërkuar të lëvizë, ai ka kundërshtuar policinë dhe në tentativë për të ikur ka shkelur me gomën e mjetit këmbën e punonjëses së policisë në detyrë. Edhe ai përfundoi në pranga.

Në komisariatin numër 3 në kryeqytet, protagonistë u bënë dy të mitur 16 vjeç, që supozohej të ishin në arrest shtëpie. Por ata u kapën jashtë banese. Për më tepër dy të miturit nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe njëri prej tyre ka kundërshtuar efektivët me qëllim shmangien e shoqërimit në komisariat.

Deri këtu bëhen 4 të arrestuar, por nuk përfundon këtu.

Një tjetër i mitur goditi punonjësen e policisë pas një sherri me një person tjetër. Për të nisi hetimi në gjendje të lirë. Dhunës nuk i kanë shpëtuar as punonjësit e policisë bashkiake. Në komisariatin numër 6 një 39-vjeçar dhe një 37 vjeçar u vunë në pranga pasi goditën një efektiv të Policisë Bashkiake të Tiranës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights