Kokaine

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, të koduar ‘Trekëndëshi’, duke goditur një rast të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat urbane të kryeqytetit.

Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar me inicialet B. S., banues në Tiranë, i cili u kap në aksin Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, duke transportuar 564 gramë kokainë, e ndarë në një pako.

“Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip ‘Benz’, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe ‘Ali Demi’.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, ndaj të riut u mor masa e arrestit në flagrancë, nën akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së drogës në kryeqytet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights