Monika kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për masën për detyrim paraqitje që GJKKO ka caktuar ndaj saj, si e akuzuar për dosjen “Meta”. Ish-bashkëshortja e Ilir Metës akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Ndërsa Meta është nën akuzë nga SPAK për korrupsion në 3 raste të ndryshme, 2 prej të cilave i ka kryer në bashkëpunim. Ish-Presidenti akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve.

Monika Kryemadhi, pak para minutash ka lënë edhe ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ajo iu drejtua me batuta gazetarëve kur i pyeti; “Po ju edhe sot rrini këtu”?, duke iu referuar ditës së pushimit për shkak të festave të nëntorit. Teksa dilte ajo shtoi më tej: “Po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër”!