Sot, më 23 shtator, avokatët e të pandehurve në çështjen “Plumbi i Artë” kanë marrë në pyetje bashkëpunëtorin e drejtësisë, Skerdi Tase.
Gjatë seancës, Petrit Qoli e pyeti nëse ai ishte personi që kishte qëlluar ndaj deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi, duke u bazuar te deklaratat e Tases, se të gjithë personat ndaj të cilëve kishte qëlluar, ndodheshin brenda një distance prej 5 metrash — e njëjta distancë nga ku u qëllua Xhindi.
“Mos jeni ju ai që keni qëlluar ndaj deputetit Fatmir Xhindi? A shihni mirë nga afër e larg, se unë për shembull nuk shoh as afër e as larg, dhe ju keni thënë se kurrë nuk keni qëlluar në shenjë. Si ka mundësi?”, e pyeti Qoli.
Gjykata ndërhyri menjëherë dhe ndaloi që Tase të përgjigjej në këto pyetje, duke i cilësuar jashtë fushës së hetimit.