Thike ne dore 46000 640x360 1

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Elbasan, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 67-vjeçar gjatë një konflikti të çastit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan njoftojnë se menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në lagjen “Shënkoll’, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

“Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 29 vjeç. Ky shtetas dyshohet se dje, në lagjen ‘Shënkoll’, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë).”, thuhet në njoftim.

Mësohet se i plagosuri është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights