Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, vihet në pranga 15-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientet e një lokali.

 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 15-vjeçar, banues në fshatin Vërdovë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights