Ambulanca policia 750x422 1

Një person, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka plagosur me thikë pronarin e një marketi në Kavajë.

Paraprakisht, nga policia thuhet se autori ka hyrë në market dhe ka kanosur personelin.

Në këtë moment ka ndërhyrë pronari dhe, pas një përleshjeje me të, autori E.V e ka goditur me thikë.

A. L. ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia e Kavajës ka vënë në pranga autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights