Ka ndodhur
një aksident para pak minutave në aksin Krahës-Mallakastër. Dy automjete janë
përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar lëndimin e tre personave që
gjendeshin brenda makinave.
Automjeti tip Mercedez-Benz vinte nga drejtimi jugor teksa i ka zënë udhën
mjeti tip Toyota .
Policia Rrugore
ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit.
Të lënduarit po
transportohen drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e
nevojshme mjekësore.
https://www.facebook.com/blueledED/

