Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lexuar pretencën për avokatin Radovan Çela, i cili është pjesë e dosjes “Zarka”.
Raportohet se SPAK-u ka kërkuar 6 vite heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo kërkesë konvertohet në 4 vite burg.
Kujtomë se Çela u vetëdorëzua më 6 Mars të këtij viti, pasi ndodhej prej disa muajsh në arrati.
Avokati përmes përfaqësuesit të tij ligjor, kërkoi masë më të butë sigurie teksa mohoi akuzat e Prokurorisë së Posaçme, duke pretenduar se nuk ka përdorur aplikacionin Sky ECC.
SPAK thotë se Çela dhe magjistratja Eriona Daupaj, në kërkim u përfshin në korrupsion dhe ndikuan drejtësinë për disa çështje mes të cilave në zbutjen e rrethanave për të hetuarit në dosjen e Toyota Auris dhe disa pasuri të Suel Çelës.