Auto Prokuroria e Tiranes1 770x4221770886089

Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra kreun e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri. Vendimi është dhënë pas kërkesë së bërë nga prokuroria e kryeqytetit, për dyshime për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” edhe për një biznesmen.

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal”, njofton Prokuroria.

Ndërkohë vijojnë hetimet për një skemë abuzimi me lejet e ndërtimit në Tiranë.

“Në vijim të hetimeve të kryera në lidhje me procedimin penal Nr.337/2026, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi A.A., administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k., i cili pretendoi se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime që kanë sjellë si pasojë dëmtimin e saj si dhe punime ndërtimi pa leje, rezultoi se për punimet e ndërtimit objekt hetimi ndodhur në Njësinë Administrative Farkë dhe e regjistruar pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-Tirana Rurale 1, është e nevojshme pajisja me leje ndërtimi dhe se shoqëria “Eurocol”sh.p.k. nuk ka qenë e pajisur me një leje të tillë”, thuhet më tej në njoftim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights