1569089714 burgjet 696x393

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se rreth orës 04:35 të mëngjesit të sotëm, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

Sipas njoftimit zyrtar, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25 janar 1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më 15 shkurt 2025 është transferuar nga IEVP Korçë në IEVP Burrel.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, i ndjeri është shtruar në QSUT më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një hemorragjie të brendshme (hemoperitoneum).

Për rastin, autoritetet bëjnë me dije se po zbatohen të gjitha procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights