Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi ka uruar presidentin Zelensky për 31-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës.

Në mesazhin e tij Meta theksoi se bota gjen frymëzim tek rezistenca patriotike e qytetarëve të Ukrainës, në luftën e tyre të drejtë ndaj agresionit ushtarak rus.

REAGIMI I METËS

 

🇦🇱🤝🇺🇦 Në këtë 31-vjetor të Pavarësisë, bota gjen frymëzim tek rezistenca patriotike e qytetarëve të Ukrainës, në luftën e tyre të drejtë ndaj agresionit ushtarak rus.
Lufta, dhuna, veprimet armiqësore, nuk mund të pranohen si normalitet i marrëdhënieve mes shteteve sovrane në kohët që jetojmë.
Ukraina e lirë dhe pavarur është gjithashtu me rëndësi kyçe për paqen, sigurinë, prosperitetin ekonomik të Europës dhe të botës.
Të bashkuar në solidaritet, ne qëndrojmë të rreshtuar me aleatët perëndimorë, në mbështetje të popullit ukrainas, drejtuesve dhe institucioneve legjitime të saj, deri në garantimin tërësor të lirisë e paqes për Ukrainën dhe mbarë botën.
Vlerat europiane do të triumfojnë në Ukrainën e pavarur!

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights