A5c41979 74df 4883 8873 1009b202c544 675x450

Nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” mësojnë në kushte të reja dhe bashkëkohore, pas rindërtimit nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e programit “EU4Schools”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP Shqipëri. Në përurimin e shkollës morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Shefi i Bashkëpunimit pranë BE, Hubert Perr, Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP Albania, Monica Merino, si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se Kombinati është transformuar totalisht me një buqetë shkollash me standardet më të mira. “Ky është një projekt, të cilin e kemi pasur shumë për zemër. Më vjen mirë që Kombinati është transformuar totalisht. Tani do hedhim shortin për banesat e reja tek lagjja e re. Fakti që sot kemi shkolla si “Musine Kokalari”, “Myslym Keta”, që i kemi bërë me BE dhe miqtë e PNUD-it, kemi “Lasgush Poradecin”, “Betim Muçon”, krejt papritur i kanë zili edhe ish Blloku dhe qendra e Tiranës. Presim të nisim punë për shkollat “11 Janari” dhe “Petro Nini Luarasi”, të cilat vërtet janë në ish Bllok, por janë ndërtuar në vakt, e sigurisht janë amortizuar. Papritur, Kombinati ka shkolla shumë më të mira se qendra e Tiranës dhe mund të themi më të mirat në Republikë. E vetmja aspiratë që kemi është të shohim rezultatet. Sa më lart të dali shkolla në rezultate, edhe BE, edhe miqtë e PNUD-it, edhe ne të bashkisë, edhe Ministria, thonë: Ia vlejti stresi, sherri, shamataja, ato debatet e vogla, cic-micet e politikës. kur shohim që fëmijët kanë rezultate spektakolare”, u shpreh Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights