1744448445 kosove

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përurojnë pikë kalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.

Sipas njoftimit, ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Në ceremoninë e përurimit të këtij pikëkalimi do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe homologu Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri i parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights