Policia e Tiranës ka arrestuar 52-vjeçarin A. B., pas aksidentit të djeshëm që i mori jetën një 72-vjeçareje në kryeqytet.
72-vjeçarja që lëvizte me motoçikletë elektrike u përplas në bulevardin Gjergj Fishta, në zonën e njohur si ish-ekspozita.
Si pasojë e përplasjes Athina Bushi humbi jetën në vend.
Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, burimet bëjnë me dije se gruaja 72-vjeçare është penguar duke lëvizur me motomjetin elektrik dhe ka rënë në rrugë, por autoboti që drejtohej nga 52-vjeçari e ka përplasur me rrotat e pasme.
“Specialistët e qarkullimit rrugor:
-bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 52 vjeç, pasi dje, mjeti që drejtonte është përfshirë në një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e shtetases A. B., 72 vjeçe, e cila lëvizte me motomjet elektrik”, thuhet në njoftimin e policisë.
