Permbytje ne australi 1024x576

Banorët në Australi kanë filluar pastrimin e shtëpive të tyre të cilat janë prekur nga nga përmbytjet shkatërruese në pjesën juglindore të vendit.

Numri i viktimave ka shkuar në 5 pasi trupi i një të moshuari u gjet në në një pronë pranë Taree, një nga qytetet më të goditura.

Sipas autoriteteve të paktën 10,000 prona kanë pësuar dëme në Uellsin e Ri Jugor nga përmbytjet rekord.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, duke përmbytur zona të gjera dhe duke zënë në kurth afërsisht 50,000 banorë, shumë prej të cilëve u strehuan në çatitë e ndërtesave ndërsa prisnin ndihmë nga ekipet e shpëtimit.

Megjithatë, kushtet atmosferike janë përmirësuar që nga e premtja në zonat e prekura të shtetit të Uellsit të Ri Jugor.

Australia është goditur nga ngjarje ekstreme të motit vitet e fundit.

Pas thatësirës dhe zjarreve shkatërruese në fund të dekadës së fundit, përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar kaos që nga fillimi i vitit 2021.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights