Italia ka
miratuar paketën për ndihmë emergjente në vlerë prej mbi 2 miliardë eurosh, për
të ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet në rajonin verior Emilia-Romana,
njoftoi kryeministrja Giorgia Meloni.


Të paktën 15
persona vdiqën si pasojë e vërshimeve dhe pothuajse një javë pas kësaj
katastrofe natyrore, edhe afër 23.000 mijë persona ende mbeten të pastrehë dhe
disa qytete vazhdojnë të jenë të vërshuara.

 

Ndërkohë,
mijëra hektarë tokë toka bujqësore, janë shkatërruar si pasojë e vërshimeve.

Meloni, e
cila vizitoi të dielën zonat e prekura, të martën mblodhi kabinetit qeveritar
për të miratuar paketën e ndihmës.

 

Ajo tha se
ndihma do të jetë për personat e prekur nga vërshimet, por edhe për shërbimet e
kujdesit shëndetësor dhe industrinë e turizmit.

 

Sipas
kryeministres italiane, në këtë paketë përfshihen për shpenzime lidhur me
emergjencat dhe moratoriumet mbi taksat dhe kontributet sociale për familjet
dhe kompanitë e prekura./REL

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights