France 1024x576

3 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Francën jugore.

Një çift të moshuarish u gjetën të pajetë në makinën e tyre në zonën Cavalière. Mjeti i tyre u mor përpara nga ujërat e rrëmbyeshëm teksa ata përpiqeshin të largoheshin nga shtëpia.

Viktima e tretë është një grua, e cila u gjet në automjetin e saj në Vidauban.

Ishte presidenti francez Emmanuel Macron, ai i cili konfirmoi në rrjetet sociale zhdukjen e 2 personave, ku u zotua se autoritetet franceze do të jenë pranë qytetarëve të prekur.

Përmbytjet kanë shkaktuar gjithashtu edhe dëme të mëdha materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit.

Të martën autoritetet ndërhynë në qytetin bregdetar të Le Lavandou për të garantuar lëvizjen pa probleme të automjeteve dhe këmbësorëve.

Disa qindra ekipe shpëtimi janë dërguar gjithashtu në rajonin, përfshirë edhe në atë të Kanës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights