Gjithsej 55
trupa të pajetë janë gjetur deri më tani pas situatës apokaliptike dhe zjarreve
të fuqishme në Hawai, teksa numri i të vdekurve pritet të rritet.

Autoritetet
nuk e dinë saktësisht se sa janë të zhdukur, ata vlerësojnë rreth 1000 dhe
linjat e rëna të komunikimit po e bëjnë të vështirë gjetjen e njerëzve.

Mijëra
njerëz janë zhvendosur pasi qindra shtëpi u dogjën, kryesisht në qytetin
bregdetar perëndimor të Lahauna.

Asnjë nga
zjarret që digjen aktualisht nuk është 100% i kontrolluar, thonë autoritetet
zjarrfikëse.

Por tashmë
kjo është “fatkeqësia më e madhe në historinë e shtetit”, thotë guvernatori i
Havait

Ai bëri
thirrje për 2,000 dhoma për të strehuar të evakuuarit dhe që qytetarët të
ofrojnë strehim nëse munden


evakuuarit gjithashtu janë paralajmëruar të mos kthehen në shtëpi, pasi zonat e
zjarrit mbeten të rrezikshme dhe kushtet janë të paparashikueshme

Autoritetet
kishin thënë më herët se nuk kishin një numër të saktë, por besonin se të
zhdukurit ishte rreth atij numri, duke shtuar se disa mund të ishin thjesht të
pa kontaktueshëm.

Presidenti
amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Havai.

Kjo shpallje
liron ndihmë të konsiderueshme federale për Havain, i cili është një nga shtetet
e Shteteve të Bashkuara.

“Veprimi i
presidentit vë në dispozicion fondet federale për njerëzit e prekur në qarkun
Maui”, u tha nga Shtëpia e Bardhë.

Ndihma do të
lejojë financimin për ndihmën emergjente dhe rindërtimin e ishullit ku qyteti
turistik i Lahaina, ish-kryeqyteti i Mbretërisë së Havait, praktikisht u
rrafshua me tokë.

Në anën
tjetër, pamjet e filmuara nga ajri me helikopterë dhe dronë, shfaqin pamjet
apokaliptike si pasojë e këtij zjarri që “rrafshoi” gjithçka.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights