Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ndërsa janë caktuar kryetarët e tetë komisioneve parlamentare.
Igli Hasani do drejtojë Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme
Ulsi Manja do të drejtojë Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Blendi Klosi do të drejtojë Komisionin për Bujqësinë Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Miva Ekonomi do të drejtojë Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Bledi Cuçi do të drejtojë Komisionin e Sigurisë
Anila Denaj do të drejtojë Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Fatmir Xhafaj do të drejtojë Komisionin për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Damian Gjiknuri do të drejtojë Komisionin për Reformën Zgjedhore
Kjo ishte mbledhja e parë që u zhvillua për këtë sesion parlamentar, pjesë e së cilës ishte dhe kryesocialisti, Edi Rama.
Ndërkaq, opozita do të drejtojë komisionet për “Edukimin Shkencën dhe Sportet; Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale; Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.
Dita e sotme ka nisur me takimin e krerëve të grupeve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Në selinë e PD, po flitet për tre grupe parlamentare, që do ketë PD. Grupi parlamentar i PD do drejtohet nga Gazment Bardhi. Grup tjetër parlamentar pritet të jetë Partia e Lirisë, që duhet t’i marrë Partisë Demokratike së paku 3 deputetë.
Grup tjetër parlamentar pritet të jetë Grupi i Aleatëve, që pritet t’i marrë PD-së 4 deputetë. PD e bën këtë që të ketë më shumë kohë të flasë në parlament.