Ka përfunduar kontrolli blic në të gjitha burgjet këtë të mërkurë, më 16 korrik. Pas kontrolleve blic, Altin Ago është emëruar në krye të burgut të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha në krye të burgut të Elbasanit.
Kujtojmë se në kuadër të sigurisë në burgje mbrëmjen e së shtunës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në IEVP e Peqinit. Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes.
Verifikimet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë këqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve. Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish, ndërrimi mes Altin agos dhe Qazim Hoxhës.