Digjet banesa
Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile, të Lezhës. Sipas informacioneve dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë shkëndija elektrike, por grupi i ekspertëve  të Policisë së Shtetit sëbashku me specialistët e shërbimit të MZSH  po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota e zjarrit. Banesa është 1 katëshe në pronësi dhe fatmirësisht asnjë nga familjarët nuk ka marrë lëndime, pasi kanë arritur të dalin në kohë jashtë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka djegur gjithçka, orendi e paisje që ka patur në banesë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, ka qenë e pamundur që të parandalohet djegia e plotë e kësaj banese.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights