Një qendër për të moshuar është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Kavajë.
Burimet bëjnë me dije se shkaku i zjarrit ka qenë si pasojë e një defekti elektrik në dhomën e një të moshuare ku ishin të pranishëm dy persona.
Fillimisht kanë marrë flakë orenditë dhe më pas zjarri është përhapur më tepër
Si pasojë e zjarrit ka mbetur e lënduar një e moshuar e paralizuar, e cila pas ndërhyrjeve të stafit është nxjerrë nga dhoma dhe është transportuar drejt spitalit.
Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe ka neutralizuar flakët.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

