if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

Prokuroria e
Durrësit ka dërguar për gjykim tre biznesmenët, Gëzim e Saimir Sallakun dhe
Rabi Kurtin, nën akuzën për pastrim parash. Tre biznesmenëve në vitin 2021 i
janë sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri të cilat dyshohet se i kanë vënë
përmes aktivitetit kriminal.


 Hetimet
e nisura prej vitit 2018 për Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin kanë
përfunfuar dhe prokuroria e Durrësit ka dërguar dosjen për gjykim.

Ndaj tyre
rëndojnë akuzat për pastrim parash pasi dyshohet se kanë përfituar nga
aktiviteti kriminal 1.5 mln euro, shumë për të cilën është sekuestruar nga
autoritetet në vitin 2021.

Po në këtë
vit dy vëllezërve Sallaku iu është sekuestruar kompania që merrej me
shitblerejn e makinave si dhe 13 automjete. Pjesë e listes ishin edhe 3
apartamente dhe mbi 20 mijë m2 tokë e katër godina.

Gëzim
Sallaku rezulton i dënuar në itali në vitin 1999-2008 për një sër veprash të
ndryshme penale. Në vëndin fqinj ai cilësohej  si trafikant i makinave luksoze nga Italia në
Evropën Lindore.

Pas këtij
aktivitieti tij shteti Italian e dëboi bisnesmenin si “person të padëshiruar
dhe të i rrezikshëm”.

E ndërsa
vëllai i trete i Gëzim Sallakut është i arrestuar më akuzën e përfshrijës në
organizatë terrosite.Po ashtu edhe bisnesmeni Rabi Kurti rezulton i arrestuar
në vitin 2019 me akuzën si i përfshirë si pjesë i një grupi bisnesmenësh që
kishin krijuar skema fiktive për rimbursin të TVSH duke i shkaktuar buxhetit të
shtetit një dëm prej 30 milion eurosh

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights