Shafran

Nëse jeni adhurues i i ushqimeve apo i pijeve me shfran dhe ju shijon aroma e tij, po i bëni një nder të madh mirëqenies suaj.

Hulumtimi i fundit mbështet atë që të lashtët besonin fuqimisht, se raftet e erëzave ishin gjithashtu dollapë ilaçesh, me shafranin ndër ilaçet më të çmuara, e përdorur për rreth 4,000 vjet në kultura të ndryshme, nga bota greko-romake deri në Indi.

Studimet tani sugjerojnë se besimi i tyre në këtë erëz nuk ishte i gabuar, pasi provat në rritje tregojnë se ajo mund të ndihmojë në trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore, nga simptomat e menopauzës e deri tek kolesteroli i lartë.

Lulet e mrekullueshme ngjyrë vjollcë në formë kupe të ‘Crocus sativus’ përmbajnë tre stigma të kuqërremta në portokalli që prodhojnë shafran, i cili është i pasur me krocinë, pikrokrocinë, safranal dhe krocetinë. Këto komponime përbëjnë aromën intensive të shafranit.

Irani, Afganistani, India dhe Spanja tani furnizojnë pjesën më të madhe të shafranit në botë, por dikur Anglia prodhonte disa nga më prestigjiozët në botë.

“Shafrani është erëza më e shtrenjtë në botë pasi ende mblidhet me dorë dhe stigmat hiqen me kujdes. Nuk ka rrugë të shkurtra që unë di dhe ky aspekt i procesit nuk ka ndryshuar në shekuj”, shpjegon Sam Bilton, historian dhe autor i librit “Fool’s Gold: A History of British Shaffron“.

Provat se shafrani dhe përbërësit e tij aktivë mund të luajnë rol në mbështetjen e një game të gjërë problemesh shëndetësore, janë gjithnjë në rritje.

Disa nga komponimet bioaktive të shafranit, veçanërisht krocina dhe krocetina, kanë treguar efekte antikancerogjene në sudime laboratorike dhe në kafshë. Edhe pse pas studimeve duket se këto komponime ndërhyjnë në proceset e qelizave kanceogjene, ende nuk është e qartë nëse shafrani mund të përdoret me sukses në trajtimin e kancerit.

“Ka disa prova që shafrani mund të mbështesë në mënyrë modeste kontrollin e oreksit dhe menaxhimin e peshës”, pohon nutricionistja Valentina Cartago.

Sipas një rishikimi shkencor të kohëve të fundit ka prova që shafrani mund të lehtësojë simptomat e depresionit dhe ankthit.

“Ai tregoi efekte të ngjashme me antidepresivët me recetë dhe efekte më të mëdha se një placebo”, thotë Rachael Frost, një lektore e lartë në Shëndetësi dhe Kujdes Social në Universitetin Liverpool John Moores.

Gjithashtu në një artikull të revistës Sleep Medicine tregohet se një ekstrakt shafrani mun të përmirësonte ndjeshëm pagjumësinë dhe cilësinë e gjumit.

“Shafrani gjithashtu duket se zvogëlon ashpërsinë e sindromës paramenstruale (PMS), duke përfshirë luhatjet e humorit, nervozizmin, ndjeshmërinë e gjinjve dhe fryrjen, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale” deklaron Dr. Laura Wyness, dhe autore e librit “Eating Ëell for Menopause”.

Nga ana tjetër, romakët e lashtë përdornin shafranin për të trajtuar problemet e syve dhe tani duket se kishin gjetur një zgjidhje“Edhe pse studimet janë të vogla, rezultatet janë replikuar mjaftueshëm sa mund të themi se shafrani mund të ndihmojë në mbështetjen e shëndetit të syve ndërsa plakemi”, thotë Cartago.

Pa lënë pa përmendur 30 studimet klinike, që përfshijnë mbi 1,600 njerëz, ka zbuluar se suplementet e shafranit mund të sjellin përmirësime të vogla në disa shënjues të lidhur me shëndetin e zemrës dhe metabolizmit.

Në të gjitha studimet, njerëzit që morën shafran panë ulje modeste të niveleve të sheqerit në gjak, kolesterolit total dhe të ashtuquajturit kolesterol LDL “të keq”, triglicerideve (llojet e yndyrës që gjenden në gjak), presionit të gjakut dhe perimetrit të belit.

Shafrani mund të vlerësohet për ngjyrën e tij të artë dhe shijen e mrekullueshme në gatim, por nutricionistët sugjerojnë shtimin e shafranit në tenxheren tuaj të gatimit, pasi ja vlen shumë më tepër për benefitet shëndetësore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights