Thumbs b c 7c2920a33f9f09b635cd55a53f0013c5 770x433

Një vit pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez në Rripin e Gazës, vendet perëndimore vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të fortë politike dhe ushtarake për Izraelin, pavarësisht fushatës së gjenocidit, krahas thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim.

Midis vendeve të tjera perëndimore, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia, u zotuan për mbështetje për “përpjekjet e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij” pas sulmit nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor të vitit 2023. Këto kombe, veçanërisht SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë pohuar vazhdimisht “të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje” dhe kanë premtuar të ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme.

Më 18 tetor, SHBA-ja vendosi veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkonte një “pauzë humanitare” në Gaza për të mundësuar dërgimin e ndihmave. Më 25 tetor, në mënyrë të ngjashme projekt-rezolutave të ndara të paraqitura nga SHBA-ja dhe Rusia për zhvillimet në konfliktin në Gaza iu vendosën veto në mënyrë reciproke nga të dyja vendet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights