Shqiptari Aleksandër Luca do të duhet t’i japë një dëmshpërblim prej 905 mijë euro familjes së 21-vjeçares, Eleni Topaloudi e cila u përdhunua dhe u vra në mënyrë brutale. Autorë të vrasjes janë Luca dhe një grek.
Gjykata e Rodosit së fundmi mori vendimin për dëmin psikologjik, ankthin dhe dhimbjen që u ka shkaktuar ngjarja familjarve të viktimës. Prindërit e Elenit, Ioannis Topaloudis dhe Kyriaki Armoutidou, vëllai i saj, gjyshja dhe të afërm të tjerë, iu drejtuan gjykatës civile duke kërkuar dëmshpërblim për vrasjen e 21-vjeçares.
Padia e tyre, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale. Gjykata rrëzoi padinë ndaj të riut grek, ndërsa u pranua padia ndaj babait të 26-vjeçarit shqiptar. Vrasësi dhe përdhunuesi shqiptar duhet të paguajë shumat e mëposhtme:
-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis
-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou
-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit
-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit
-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit
-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit
Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte.