Pensionet 1024x576

Prej 1 korrikut ka nisur zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e Sigurimeve Shoqërore, për njohjen reciproke të pensioneve.

Kjo marrëveshje është një lehtësi e madhe për rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë dhe 4 mijë shtetas italianë që kanë punuar në të dy vendet.

Individët që plotësojnë kriteret për përfitim pensioni mund të aplikojnë pranë zyrave të Sigurimeve Shoqërore në të dyja shtetet, ose online në portalin “E-Albania”.

Ndërkohë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar udhëzuesin i cili përcakton rregullat e qarta të zbatimit, përmes të cilit do t’i vihet në ndihmë qytetarëve që kanë punuar dhe kanë kontribuar në skemat e sigurimeve shoqërore të të dyja vendeve, që të jenë përfitues.

Udhëzuesi përmban procedurat e aplikimit, kriteret dhe dokumentacionin sipas të cilave lindin edhe përfitimet konkrete sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.

Një nga risitë më të rëndësishme të kësaj marrëveshjeje është bashkimi i viteve të punës. Pra, për të gjithë ata që nuk i plotësojnë individualisht kushtet minimale për pensionim në njërin nga vendet, 20 vite në Itali dhe 15 vite në Shqipëri, ekziston tani mundësia që vitet e kontributeve të mbledhura në të dy vendet të merren në konsideratë si një total i vetëm.

Kjo do të thotë se edhe ata që deri më sot nuk kishin të drejtë për pension për shkak të viteve të pamjaftueshme, tashmë mund të përfitojnë.

Referuar autoriteteve italiane, kostoja për mbulimin e pensioneve për shqiptarët që do të përfitojnë në Itali gjatë vitit 2025 llogaritet në rreth 51.6 milionë euro.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights