Pekini i kërkoi sot Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndalojë “masivisht” teorinë se Kina përbën një kërcënim.
Shërbimet sekrete amerikane sapo kanë publikuar një raport që arrin në përfundimin se Kina aktualisht nuk planifikon të pushtojë Tajvanin në vitin 2027, siç kishin sugjeruar më parë disa zyrtarë amerikanë.
”Agjencitë amerikane të shërbimeve sekrete duhet të braktisin paragjykimet e tyre ideologjike dhe mentalitetin ‘gjithçka ose asgjë’ të trashëguar nga Lufta e Ftohtë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian në një konferencë të rregullt për shtyp.
”Ato duhet të korrigjojnë perceptimin e tyre për Kinën dhe të ndalojnë sensacionalizimin e teorisë së një kërcënimi kinez”
