Partia demokratikeeere 500x335 1

Me nisjen e shtatorit, zhvillime të reja vijnë nga Partia Demokratike e cila ka vendosur të ankimojë rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit.

Raportohet se PD po bën gati ankiimimin që do të paraqësë në Kolegjin Zgjedhor. Ankimimi do të dorëzohet sot ose nesër

“Partia Demokratike ka vendosur të shfrytëzojë edhe një hap tjetër përsa i përket kundërshtimit që ka në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit. PD po bën gati ankimimin që do dorëzojë në Kolegjin zgjedhor të certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve. Nga komunikimet që kam me Partinë Demokratike deri më tani dokumenti ankimues ende është duke u përpiluar me argumentet pse PD pretendon pse rezultati nuk duhet njohur zyrtarisht dhe pse mendon se duhet zhbërë vendimi i Komisionit Rregullator që bëri certifikimin.

Nëse do të përfundojë sot përgatitja e këtij dokumenti do të dorëzohet pikërisht sot, nëse nuk do të jetë gati do të dorëzohet nesër.

Kolegji Zgjedhor është instanca më e lartë që mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin, por që mund të rrezikojë dëshirën e socialistëve për të mbledhur Kuvendin në datën 12 shtator. Gjithsesi, data përfundimtare do të përcaktohet nga Presidenti i Republikës, i cili ka afat deri më 20 shtator për të nxjerrë dekretin.

Ndërkohë kujtojmë se PD ka bërë vazhdimisht ankimime sa i përket zgjedhjeve të 11 Majit, me denoncime të vazhdueshme në media dhe rrjete sociale, duke mos e njohur rezultatin në të 12 qarqet.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights