1757942137 xcxcc

Partia Demokratike do të nisë procedurat për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Vendimin e selisë blu e tha kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi pas mbledhjes së deputetëve në selinë e PD-së.

“Grupi parlamentar ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocionit për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për shkak se është një kukull që urdhërohet nga Rama dhe është një njeri i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton”, tha Bardhi.

Opozita e akuzon Peleshin se ka shkelur kushtetutën në të dyja seancat që ka drejtuar dhe i ka mohuar fjalën deputetëve të pakicës.

Bardhi bëri me dije edhe dy vendime të tjera që janë marrë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Ai u shpreh se Partia Demokratike kërkon përsëritjen e seancës për miratimin e qeverisë. Bardhi i bëri thirrje edhe presidentit që të mos thërrasë për betim anëtarët e propozuar të qeverisë pasi voatimi sot “është antikushtetues”.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, mbledhja e sotme ishte skenar i përgatitur.

Gazment Bardhi u shpreh se Partia Demokratike ishte përgatitur për të zhvilluar debat konstruktiv në Kuvend sot. Ai u shpreh se deputetët e opozitës u provokuan nga kryeministri. Sipas tij, opozitarët kundërshtuan shfaqjen e Diellës pasi është në kundërshtim me rregulloren.

“Ishim përgatitur për të zhvilluar debat konstruktiv. Që në nisje të seancës, kryeministri provokoi deputetët e opozitës duke i trajtuar ata si nxënës në kopshtin e tij të korrupsionit që ose do sillen si do ai ose ai do i vendoste kyçin kuvendit. Në asnjë moment deputetët nuk kanë penguar atë që ishte rendi i ditës, prezantimi nga kryeministri i programit politik dhe i përbërjes së këshillit të ministrave. Ajo që kanë kontestuar në përputhje me rregulloren, kushtetutën ka qenë show i propagandës së kryeministrit me video, me kartona dhe me lodra a thua se salla e seancave plenare është dhoma e gjumit të Ramës”, tha Bardhi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights