Partia Demokratike ka nisur mobilizimin e saj për protestën që do të mbahet më 16 Maj në kryeqytet, pasi nuk pranon këto rezultate të zgjedhjeve parlamentare, duke i cilësuar si “masakër elektorale”.
Raportohet se demokratët janë duke bërë gati provat që sipas tyre provojnë krimet elektorale, për të bindur kështu ndërkombëtarët se zgjedhjet në vend nuk u kryen sipas standarteve që ata presin.
Sakaq, pritet edhe një dalje publike e kryedemokratit Sali Berisha, e mbetet për t’u parë qëndrimi i tij me ndërkombëtarët të cilët ditën e sotme kanë vërshuar urimet e tyre ndaj kryesocialistit Edi Rama për fitoren.
“Ka lënë të kuptohet se do të nisë organizimi në të gjitha degët për një pjesëmarrje sa më masive në protestën që do të mbahet me 16 Maj, paralelisht me samitin ku do të jenë të pranishëm 47 liderët e Bashkimit Evropian.
Analizë për momentin nuk mund të themi se do të ketë në selinë blu, por do të shikojmë se si do të previjohet. Demokratët po bëjnë gati provat sipas tyre që faktojnë masakrën elektorale.
Procesi më i errët në historinë e zgjedhjeve pluraliste, e cilësoi zoti Berisha.
Megjithatë mbetet për t’u parë gjatë ditës së sotme se na është konfirmuar se mund të ketë një dalje të kryetarit të Partisë Demokratike rreth orës 13:30 dhe interes përbën fakti se çfarë qëndrimi do të ketë zoti Berisha në raport me gjithë njohjen e zgjedhjeve që kanë bërë liderët e vendeve të Bashkimit Evropian, përfaqësues të lartë të Brukselit, apo siç ishte dhe rasti i kryeministrit britanik që shprehu falenderimin e tij, njohjen e tij, për rezultatin që mori Partia Socialiste në këto zgjedhje”
Kujtojmë se protesta siç u shpreh Berisha do të jetë paqësore jo problematike, e do të mbahet në orën 17:00 të së premtes.
Qëllimi sipas Berishës është sensibilizimi i ndërkombëtarëve për krimet elektorale në vendin tonë, të kryera sipas kryedemokratit nga Edi Rama.