if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Capture 37 1024x538

Shkatërrim dhe frikë në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara…
Nju Meksiko u përfshi nga përmbytje të furishme, të shkaktuara nga reshjet e dendura shiu. Fshati turistik malor i Ruidoso u godit rëndë nga moti i keq.

Në pamje shihet sesi përmbytjet shkatërruan gjithçka. Ndërkohë, një baba dhe dy fëmijët e tij janë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë me shpresën për t’i gjetur.

Lumi Rio Ruidoso u fry brenda pak minutash, duke arritur një nivel rekord prej 6.16 metrash. Më shumë se 85 operacione shpëtimi janë kryer nga ekipet emergjente dhe Garda Kombëtare.

Por tragjedia më e madhe u regjistrua në Teksas, disa qindra kilometra më larg.
Të paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe mbi 172 janë ende të zhdukur, pas përmbytjeve më vdekjeprurëse përgjatë lumit Guadalupe.
Zona më e goditur është qarku i Kerrit, që regjistroi 94 viktima. Kampi mistik, një kamp veror për vajza, është kthyer në qendër tragjedie.
27 vajza dhe këshilltare humbën jetën atje, ndërsa gjithashtu pesë vajza dhe një këshilltare janë ende të zhdukura.
Të dy shtetet amerikane janë tashmë në gjendje emergjence.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, vizitoi zonat e shkatërruara nga përmbytjet e 4 korrikut.

Ndërsa Presidenti Donald Trump ka planifikuar një vizitë në zonat e përmbytura këtë javë, ndërkohë që demokratët në Uashington kanë kërkuar një hetim zyrtar për ndikimin që mund të kenë pasur reduktimet në buxhetin e Shërbimit Kombëtar të Motit në përgjigjen ndaj kësaj fatkeqësie.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights