Është zbardhur  takimi i Presidentes së
Kosovës, Vjosa Osmani me të dërguarit të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe
Mirosllav Lajçak
 


Osmani tha se vetëm
ndëshkimi i grupeve kriminale mund të çojë në një “stabilitet të qëndrueshëm dhe
afatgjatë”. “Prandaj presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e
tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për
dhunën të përballen me drejtësinë”, u tha Osmani, sipas njoftimit të Zyrës së
Presidentes.

Osmani u
takua me dy përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së më 6 qershor, në ditën e dytë të
vizitës së tyre në Prishtinë dhe Beograd.

Ata po
vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin në tentim për të gjetur një zgjidhje për
qetësimin e situatës në tri komuna në veri të Kosovës-Zvecan, Leposaviç dhe
Zubtin Potok. Në këto komuna, serbë lokalë protestojnë rregullisht prej 29
majit për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale –
të cilët fituan zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe, partia më e madhe e
serbëve në Kosovë.

Një ditë më parë, ata i kërkuan Kurtit qetësimin e situatës në veri,
mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga
BE-ja. Osmani përmendi mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja gjatë
takimit të saj. 


“Zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të
organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë
kontekst, duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në
këto katër komuna”, tha Osmani. Ajo gjithashtu theksoi se Kosova është e
përkushtuar të punojë në bashkëpunim me aleatet e saja ndërkombëtare. 
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights