Image 16

Është arrestuar në Durrës pronari i Jet Ski-ve, për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Siç bën me dije Policia, 56 vjeçari Luis Xhumari, ka rënë në pranga pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 1 qershor me dy turistët.

Mësohet se ai u kishte dhënë me qira mjetin lundrues, edhe pse ata nuk kishin leje drejtimi dhe nuk ishin të pajisur me skafandra.

Silvester Dheug, 34 vjeç, me banim në Angli, është turisti që ka ndërruar jetë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pas aksidentit me Jet Ski. Ndërsa partnerja e tij, Vera Ruani, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy të huajt, janë me origjinë nga Gana, por me dokumente angleze.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë manovrat në ujë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights