Një nga filmat klasikë të viteve’90, “My Best Friend’s Wedding” do të vijojë.
Filmi origjinal me protagoniste Cameron Diaz dhe Julia Roberts, u kthye në një sukses në vitin 1997 kur u shfaq për herë të parë. Tani ai konsiderohet një nga ikonikët e zhanrit të tij.
Roberts dhe Dermot Mulroney ishin në rolet e Julianne dhe Michael, miqve të ngushtë që bënë një marrëveshje se nëse do të ishin ende beqarë kur të bënin 28 vjeç, do të martoheshin.

Kur personazhi i Mulroney fejohet me një grua tjetër që luhet nga Diaz, Roberts ka vetëm katër ditë afat për ta ndaluar dasmën.
Regjisorja Celine Song, e cila është nominuar për Oscar për filmin “Past Lives”, është punësuar nga Sony për të shkruar vazhdimin e filmit.
Lajmi zyrtar vjen pas intervistës së fundit të Mulroney i cili tha për New York Post se “po bëhen bisedime për vijimin.”
“Nuk di gjë. Së fundmi dëgjova, hap thonjëza, avokatët po flisnin, mbyll thonjëza”, tha ai.
Veç “My Best Friend’s Wedding”, po realizohen edhe filmat e dytë të klasikëve si “Bend It Like Beckham” dhe “Devil Wears Prada”